Live

Ekskluzive: Ky është burri që rrahi gruan e tij në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

08:21 / 02 Maj 2025

Nga Kosova Live

Gazeta Kosovalive raportoi pak më parë lidhur me frikën, dhunën dhe heshtjen e detyruar të një gruaje për dy ditë rresht që u thyen tek ajo, dhe mori guximin të raportojë dhunën brutale që përjetoi nga burri i saj.

Gazeta Kosovalive mëson ekskluzvisht se i dyshuari për këtë rast është Ideal Loshi.

Siç mëson Sinjali A. L. është paraqitur më 1 maj në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, për të denoncuar dhunën që kishte përjetuar më 29 prill, nga ora 21:30 deri në 23:30, në shtëpinë ku jetonte me bashkëshortin e saj, Ideal Loshi.

Burimet e Kosovalive thonë se ajo ka përjetuar dhunë psikike, kanosje dhe është goditur në kokë me kokën e të dyshuarit – një akt i dhunshëm që e ka lënë të traumatizuar. E frikësuar për jetën e saj, ajo nuk kishte guxuar ta paraqiste rastin menjëherë, por ishte larguar të nesërmen nga shtëpia, për të kërkuar strehim tek familja e saj në Ferizaj.

Vetëm dje, pas rikthimit të forcës, ajo ka raportuar zyrtarisht dhunën.

Policia ka reaguar menjëherë, duke shkuar në adresën e të dyshuarit në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë. I njëjti ka dorëzuar vullnetarisht një armë të shkurtër të tipit Glock 19X, për të cilën kishte leje, dhe më pas është shoqëruar në stacion për intervistim.

Pas marrjes në pyetje në prani të avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare, me urdhër të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje në

U Kopjua