Live

Ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se e grisi Kuranin, në vitin 2006 e kishte vrarë babain e tij

21:01 / 04 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një incident i pazakontë ka ndodhur dje në qytetin e Prizrenit, ku një qytetar është kapur nga kamerat e sigurisë duke e grisur librin e shenjtë, Kuranin.

Siç merr vesh Kosovalive i dyshuari për këtë vepër është: Ismet Popaj, një fotografi të të cilit e ka siguruar Kosovalive

I njëjti, sipas informacioneve ekskluzive që ka siguruar Gazeta Kosovalive e kishte vrarë babain e tij në vitin 2006.

Se Popaj ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale e ka konfirmuar sot edhe Policia e Kosovës.

“Personi në fjalë ka të kaluar kriminale për Vrasje, Dhunë në Familje dhe Kanosje, po ashtu i njëjti vuan nga një sëmundje psikike si dhe ka pranuar tretman psikiatrik obligativ”.

I dyshuari sot është arrestuar për grisjen e Kuranit dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje në

U Kopjua