Live

Ekspertët e komunikimit paralajmërojnë: Këto janë shenjat që dikush po ju gënjen me mesazhe

22:52 / 07 Nëntor 2022

Nga admin

Të kuptosh nëse dikush po ju gënjen nuk është gjithmonë e lehtë e sidomos kur komunikimi është virtual e tjetrin nuk e ke përballë. Nëse gjuha e trupit do t’ju jepte disa sinjale si skuqje, shmangie e kontaktit me sy etj, po komunikimi virtual a ka ndonjë shenjë që ju të kuptoni kur bashkëbiseduesi nuk po tregohet i sinqertë?

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti Cornell pretendojnë se e kanë një përgjigjie për këtë dhe e mbështesin me fakte.

Hulumtuesit kanë analizuar 1.703 biseda dhe i ndanë në dy grupe: mesazhe të vërteta dhe mesazhe që kishin në përmbajtje gënjeshtra.

Ata dolën në përfundimin se kur një femër gënjën priret të çojë mesazhe më të gjatë dhe të përdorë shumë përemrat si “Unë” e imja etj. Mesazhet kanë karakter justifikues dhe shpjegues. Mesazhet e vërteta sipas shkencëtarëve janë konçize dhe pas shpjegimit të parë femrat nuk tentojnë të bindin partnerët me mesazhe të gjata.

Tekstet e burrave ishin paksa më të komplikuara, pasi ndryshe nga femrat, kur këta të fundit gënjejnë çojnë mesazhe të shkurtra, duke ju dhënë mesazhin që nuk mundem të flas kështu që mos më shqetëso.

Por të dyja gjinitë kanë tendencë të përdorin fjalë si “ndoshta”, “me shumë mundësi”, “e sigurt” .

Një studim i ngjashëm nga Universiteti “Brigam ” zbuloi se duhet gjithashtu të vëresh sesa kohë i duhet bashkëbiseduesit për të kthyer një përgjigjie. Një gënjeshtari i duhet më shumë kohë të formulojë një mesazh sesa mund t’i duhet dukujt që thotë të vërtetën . Burimi: The Independent.

Shpërndaje në

U Kopjua