Live

Ekspozita e Amy Winehouse do të hapet në Muzeun Grammy

17:51 / 22 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

PRISHTINË | 22 DHJ 2019 |  Nga KosovaLive

Një ekspozitë e Amy Winehouse do të hapet në Muzeun Grammy në Los Angeles muajin e ardhshëm.

Drejtorët e U.S. Recording Academy thanë për “Associated Press” të enjten se muzeu i tyre do të mbajë gjëra, duke i përfshirë veshjet më të famshme të këngëtares së ndjerë – përfshirë fustanin e saj halterneck (i kapur në qafë), të cilin ajo e kishte veshur gjatë performancës së saj të fundit në Beograd në Serbi, para vdekjes së saj në vitin 2011.

Tekstet e shkruara me dorë, videoja shtëpiake, shënimet e gazetave dhe më shumë artikuj nga arkivi personal i familjes së saj do të shfaqen gjithashtu kur ekspozita “Beyond Black – The Style of Amy Winehouse” – të hapet më 17 janar.

“Amy jo vetëm që e solli dhuntinë e saj muzikore në botë, por edhe modën e saj. Mezi presim që njerëzit ta shohin shpirtin e saj të guximshëm dhe të bukur nëpër të gjitha format e krijimtarisë së saj,” tha babai i saj, Mitch, në një deklaratë.

Edhe pse ylli i publikoi vetëm dy studio albume para vdekjes së saj nga helmimi aksidental me alkool, në moshën 27 vjeçare në vitin 2011, ajo i fitoi pesë çmime Grammy në ceremoninë e vitit 2008, por nuk mund të merrte pjesë pasi iu refuzua viza, shkruan KOHA Ditore. Ajo gjithashtu e fitoi një Grammy pas vdekjes, për bashkëpunimin me Tony Bennett, në vitin 2012.

Ekspozita gjithashtu do të shfaqë fustane (që nuk janë veshur asnjëherë) të krijuara nga stilistja e krijueses së hitit Back to Black, Naomi Parry, për koncertet e saj të anuluara të festivalit veror 2011.

“Puna me Amy ishte një nga periudhat më të kënaqshme dhe më kreative në karrierën time”, shtoi Parry. “Jam e entuziazmuar që bota do t’i shohë përfundimisht pamjet që i kemi krijuar për atë që do të kishte qenë turneu i saj i festivalit veror 2011”.

Shumë nga artikujt e ekspozuar do të dalin në ankand për të mbledhur fonde për Amy Winehouse Fondation, i cili punon për t’i ndihmuar të rinjtë që vuajnë nga keqpërdorimi i drogës dhe alkoolit, në nëntor 2021.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...