Sot në hapësirat e KVRL- së (Këshilli i Veprimit Rinor Lokal) Gjakovë, është hapur një ekspozitë me punime të të rinjëve me aftësi të vecanta. Aty janë prezantuar disa punime të realizuara me shumë dashuri nga të rinjtë e kësaj kategorie.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të javës së rinisë.Ky nuk është aktiviteti i vetëm që KVRL-ja ka realizuar për të shënuar këtë ditë.
Aktivitetet kanë filluar qysh në ditën e parë ndërkombëtare të rinisë më 12 gusht , ku është bërë promovimi i disa talentëve të rinjë në muzikë, për të vazhduar me aktivitetin Debat n’shilte ,”Vota jote, zani yt” aktivitet ky i realizuar në bashkëpunim me “Qendrën për hulumtime sociale”.
Të rinjtë pjesmarrës në aktivitete kanë kërkuar më shumë angazhim dhe përkujdesje nga institucionet në spektrin e rinisë.




