Live

Ekstradohen në Amerikë dy kosovarë, dyshohen për mashtrim

12:17 / 01 Prill 2025

Nga Kosova Live

Dy kosovarë të akuzuar për mashtrimin e amerikanëve janë ekstraduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ky njoftim u bë i ditur me anë të një njoftimi të ambasadës amerikane në Prishtinë ku theksohet se kjo u bë falë koordinimit të shkëlqyer dypalësh sipas Traktatit të Ekstradimit SHBA-Kosovë.

“Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin e vazhdueshëm të autoriteteve kosovare për të ndihmuar qeverinë e SHBA-së në këtë rast, gjë që forcon përpjekjet tona të përbashkëta për të mbajtur të sigurtë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet më tutje, transmeton Klankosova.tv.

Sipas një njoftim të Departamentit amerikan të Drejtësisë në dhjetor të vitit të kaluar ishte ndaluar një faqe internet dhe tregu të paligjshëm i dedikuar për shitjen e informacioneve të vjedhura personale, pajisjeve të aksesit dhe mjeteve të tjera për kryerjen e krimit kibernetik dhe mashtrimit.

Poashtu, lidhur me rastin nga autoritetet në Kosovë ishin arrestuar administratorët e kësaj faqeje, të quajtur Redox, Ardit Kutleshi, 26 vjeç, dhe Jetmir Kutleshi, 28 vjeç.

Shpërndaje në

U Kopjua