Live

Elon Musk flet për vdekjen tragjike të të birit: ‘Ndjeva rrahjet e fundit të zemrës’

12:36 / 25 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Elon Musk rrëfeu një kujtim të dhimbshëm në Twitter.

Musk-u iu drejtua një teoricieni të ekstremit të djathtë, Alex Jones, i cili pretendonte se një nga vrasjet masive më të këqija në historinë amerikane ishte e rreme.

Ai u shpreh se qeveria amerikane ndihmoi një inskenimin e një ngjarje tronditëse, si të shtënat me armë në një shkollë fillore.

Elon Musk speaks at TED2017 – The Future You, April 24-28, 2017, Vancouver, BC, Canada. Photo: Marla Aufmuth / TED

Nga të shtënat, gjetën vdekjen 20 fëmijë nga 6-7 vjeç dhe gjashtë anëtarë të stafit. Jones tha se kjo ishte një dredhi për të ndaluar shtetasit amerikanë të mbanin armë.

Musk tha se ka ndjerë dhimbjen e humbjes së një fëmije: “Fëmija im i parë vdiq në krahët e mi. Ndjeva rrahjet e fundit të zemrës. Nuk kam mëshirë për askënd që do ta përdorte vdekjen e fëmijëve për përfitime, politikë apo famë”, shkroi Musk.

“Alex fucked up with Sandy Hook. He admitted that and apologized. He also got a lot of “conspiracy theories” right. If serial liars like Biden and Trump are allowed on Twitter then Alex Jones should be allowed too. Please reconsider in the interest of real free speech.”— Kim Dotcom (@KimDotcom) November 21, 2022

Elon Musk bashkëngjiti këtë koment në vendimin e Twitter për të mos lejuar Alex Jones të postojë më rreth ngjarjes së tij.

Djali i parë i Musk, i quajtur Nevada Alexande, ndërroi jetë në vitin 2002, nga sindroma e vdekjes së papritur të foshnjave

Shpërndaje në

U Kopjua