Live

Elon Musk tregon se çfarë dëshiron të bëjë me Twitterin

16:54 / 27 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Elon Musk ka publikuar planet për Twitter dhe se si ai mund të modernizon përmbajtjen, përpara blerjes së tij të faqes së mediave sociale që do të bëhet nesër.

“Doja t’iu kontaktoja personalisht për të ndarë motivimin tim për blerjen e Twitter. Ka pasur shumë spekulime se pse bleva Twitter dhe çfarë mendoj për reklamat. Pjesa më e madhe ka qenë e gabuar”, tha ai.

“Arsyeja pse bleva Twitterin është sepse është e rëndësishme për të ardhmen e qytetërimit që të ketë një shesh të përbashkët digjital të qytetit, ku një gamë e gjerë besimesh mund të debatojnë në mënyrë të shëndetshme, pa përdorur dhunën. Aktualisht ekziston rrezik i madh që mediat sociale të ndahen në dhoma jehone të krahut të djathtë dhe të ekstremit të majtë që gjenerojnë më shumë urrejtje dhe përçajnë shoqërinë tonë”, tha ai.

Musk ka pohuar se Twitter “ka një paragjykim të fortë të krahut të majtë”, pavarësisht nga studimet e vetë kompanisë se algoritmi i tij përforcon mediat e krahut të djathtë më shumë se të tjerët. Musk e bëri këtë pretendim në përgjigje të një komentuesi konservator i cili dikur pretendoi se një sulm me gaz sirian ishte një operacion “flamur i rremë” nga “agjentë të shtetit të thellë”.

Shpërndaje në

U Kopjua