Live

Elvana riposton një status të vitit 2013: “Njëjtë mendoj edhe sot”

14:05 / 07 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Elvana Gjata është këngëtare që ka pëlqimin e publikut kudo që performon.

Këngëtarja e Etheve të së Premtes nuk i ka munguar publikut që nga ajo kohë. Ajo vazhdimisht sjell projekte muzikore të cilat gjithmonë rezultojnë të suksesshme.

Përvec muzikës ajo mundohet të jetë aktive edhe në rrjete sociale.

Së fundmi Elvana është treguar nostalgjike dhe ka ripostuar një status që ajo e kishte shkruar në vitin 2013, dedikuar prindërve.

“Sapo shkova në shtëpi vrapova drejt prindërve të mi dhe me lot në sy nisa t’i puth e përqafoj, duke falenderuar zotin që i kam në jetë. Bekime, mirënjohje dhe përulje atyre që na dhanë jetë”, është shprehur Elvana dhe krahas këtij statusi shkruan: “Si në 2013…dhe sot në 2019…njësoj dhe përgjithmonë kështu do jetë”.

Shpërndaje në

U Kopjua