Live

Embolo uron Xhakën në gjuhën shqipe për çmimin e futbollistit zviceran i vitit 2022

10:43 / 24 Janar 2023

Nga Kosova Live

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, është shpallur futbollisti më i mirë në Zvicër për vitin 2022.

Lojtari i Arsenalit ishte në konkurrencë me portierin Yann Sommer (Bayern Munich) dhe mbrojtësin Manuel Akanji (Manchester City).

Në fund, kapiteni i përfaqësueses Helvetike iu gëzua këtij çmimi, për herë të dytë këtij çmimi pas vitit 2017.
Urime pwr Granitin kanë qenë të shumta.

Një urim special ia dha bashkëlojtari i tij tek “Helvetikët”, sulmuesi Breel Embolo.

Futbollisti me prejardhje nga Kameruni i shkroi Xhakës në Instagram në gjuhën shqipe “perhaj”.

Sulmuesi zviceran i kishte dalë në krahë Xhakës edhe në zënkën që ky i fundit e kishte me futbollistët serbë në Botërorin e fundit

Shpërndaje në

U Kopjua