Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka uruar babanë e tij në ditëlindjen e tij të 57-të.
Përmes një postimi në Instagram, Endriti thotë se babai i tij i shërbeu atdhetar të tij, duke mos i numëruar vitet, por vetëm sukseset për Kosovës.
Tutje, ai thotë se ditëlindjen e radhës do ta festojnë së bashku, transmeton Klankosova.tv.
“Gëzuar ditëlindjen, Bab! Jam shumë krenar me ty. Krejt jetën i shërbeve atdheut! Krejt jetën nuk numërove vite, por suksese për Kosovën. Ditëlindjen e radhës do ta festojmë së bashku!”, ka shkruar Endriti në Instagram.