Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për herë të parë ka rrëfyer disa momente me babain e tij.
Thaçi ka treguar se si ka qenë ish-presidenti në shtëpi dhe se çka i pëlqen më shumë tek ai.
Rrëfimi emocional i Endrit Thaçit, tregon se kur babai i tij e pa për herë të parë.
I pyetur për ekipin e preferuar të ish-presidentit, ai tha se kishte rivalitet mes të dyve për nga ekipet e futbollit.
“Mua me pëlqente Real Madridi kurse babit i pëlqente Barcelona, kishim rivalitet”, tha mes tjerash ai për Nacionalen.