Live

Enti Special në Shtime në hall me një pacient, 51-vjeçari ikë sërish

13:28 / 08 Mars 2025

Nga Kosova Live

Nuk janë të rralla rastet kur pacientët në Qendrën Integruese Rehabilituese të të sëmurëve kronikë-psikiatrikë ikin nga ky institucion dhe nuk dihet gjë për fatin e tyre. Kjo Qendër tash e një kohë është në hall me një pacient, i cili ka ikur dhjetëra herë.

Burimet e Gazetës Kosovalive bëjnë me dije se 51-vjeçari është larguar sërish para dy ditësh dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Sipas punëtorit të Qendrës, pacienti sa herë largohet nga institucioni, shkon në Prishtinë.

Si rezultat i denoncimit të rastit, Policia është aktivizuar për ta kërkuar pacientin dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Në lidhje më rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Shpërndaje në

U Kopjua