Live

Enver Hoxhaj shkruan në librin e zisë në nderim të Papa Françeskut

11:12 / 24 Prill 2025

Nga Kosova Live

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka shkruar sot në librin e zisë në Katedralen “Nënë Tereza”, në nderim të Papa Françeskut.

Hoxhaj është i pari politikan që shkroi në librin e zisë në nderim të Papa Françeskut, transmeton Klankosova.tv.

“Sot shkrova në librin e zisë në Katedralen “Nënë Tereza”, në nderim të Papa Françeskut. Ai ishte zëri i paqes, i të varfërve dhe i humanizmit dhe përherë do të kujtohet si i tillë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua