Live

Era Istrefi në Mykonos me të dashurin

15:28 / 30 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Jeta private e Era Istrefit diskutohet gjithmonë në mediat rozë.

Këngëtarja që dikur ka qenë në lidhje me menaxherin e Ledrit Faton Shoshi, duket se tashmë po shijon lidhjen e saj të re.

Era ka zgjedhur Mykonosin e Greqisë për të pushuar.

Aty ajo nuk ndodhet e vetme. Mësohet se Erën po e shoqëron DJ i famshëm, Julian Perretan, i cili thuhet se është i dashuri i këngëtares.

Këngëtarja ishte ulur në karrigen e pasagjerit teksa Juliani i voziste veturën ndërsa në karriget e pasme qëndronin dy vajza të tjera.

Shpërndaje në

U Kopjua