Dyshimet e punësimeve të familjarëve dhe miqve të afërt me të parin e Komunës së Shtimes e zyrtarëve tjerë komunalë, u ngritën fillimisht nga opozita e kësaj qyteze e shoqëria civile.
Kiks Kosova me të marrë informacione për emrat të cilët lidhen ngusht me drejtorë e vetë kryetarin e Shtimes, Qemajl Aliun, nisi hulumtimin dhe kërkimin e përgjigjeve për pyetjet e ngritura.
Emisioni telefonoi emra të ndryshëm, zyrtarë e të punësuar që dyshohen të kenë ndikuar në punësime komunale.
E vetë i pari i komunës nuk qe i qasshëm për Kiksin, ndonëse u telefonua disa herë.
Andaj ekipi mori rrugën për në Shtime për të kërkuar nga ai një përgjigje direkte rreth akuzave të ngritura ndaj tij dhe drejtorëve të tij, por ai nuk u gjet në vendin e punës.
Shefja e Kabinetit të tij, Anita Kurti, i tregoi ekipit të Kiksit që kryetari është në Shqipëri, dhe premtoi që brenda ditës do kthejnë një përgjigje me shkrim përmes postës elektronike.