Live

Falja e namazit të Fiter Bajramit bëhet edhe në sallën e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj

06:56 / 30 Mars 2025

Nga Kosova Live

Në sallën e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj është duke u bërë falja e namazit  të Fiter Bajramit.

Imami Ibrahim Beqiri ka folur para të pranishmëve, ku tha se paqja duhet të mbretërojë tek të gjithë.

“Një muaj të tërë ishim të rrethuar me engjëj, agjërimi është obligativ, në Ramazan kemi bërë faljen e  namazit të teravive”, ka thënë Beqiri.

Poashtu, aty është parë një numër i madh i qytetarëve që shkuan për të falë namazin e Fitër Bajramit. 

Shpërndaje në

U Kopjua