Novela të pabotuara të shkrimtarit francez, Marsel Prust (1871-1922) do të publikohen këtë vjeshtë me titullin “Korrespondenti misterioz dhe novela të tjera të pabotuara”, ka njoftuar shtëpia botuese franceze “Fallois”.
Janë nëntë tekste, të shkruara në kohën kur Prust ishte rreth njëzet vjeç. Ato duhet të ishin pasqyruar në librin e tij të parë “Kënaqësitë dhe ditët” (1896), por ishin hequr nga autori.
Novelat u zbuluan nga themeluesi i botimeve “Fallois”, Bernard de Fallois, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar, një studiues i mirëfilltë i veprës së Marcel Prust, ndërkohë dhe iniciatori i zbulimit të një romani i shkruar mes viteve 1895 dhe 1899, dhe i mbetur pa botuar “Jean Santeuil” (publikuar tek shtëpia e botimeve “Gallimard” në 1952), si dhe e tekstit “Kundër Shën-Beuve” i publikuar më në fund në 1954.
“Me këtë përmbledhje të novelave dhe teksteve të ndryshme, të cilat nuk kanë parë ende dritën e botimit, na sjellim në zanafillën e librit ‘Kërkimi i kohës së humbur’, i veprës së famshme të Marcel Prustit”, thuhet në një komunikatë të botimeve “Fallois”.