Këtë të martë, familja ka hapur dyert e mortit për 58-vjeçarin Arsim Morina, pronar i furrës “Diellza” në Milloshevë.
Morina dyshohet se ka privuar nga jeta Nexhmie Haradinën, punonjëse në biznesin e tij.
Një ditë pas ngjarjes tragjike, vëllëzërit e të dyshuarit kanë hapur dyert e të pames, e të cilët pas kamerës për Indeksonline kanë dhënë pak detaje lidhur me ngjarjen tragjike.
“Nuk dimë gjë, sapo kemi ardhur prej jashtit (i referohen diaspores). Nuk kemi qenë këtu, nuk dimë gjë. Sa e kemi hapur të pamen…”, ka thënë shkurt njëri nga vëllëzëzërit e viktimës.
“Jemi me hapa, të rënduar, në gjendje të vështirë, nuk dimë asgjë, hiç asgjë”, ka thënë një tjerër familjarë i Morinës.
Mësohet se Morina ka lënë pas vetes vetëm bashkëshorten dhe dy vajza.