Live

Familjari i një të burgosuri në Dubravë tenton të fusë marihuanë përmes një xhakete, kapet gjatë kontrollit

15:54 / 13 Mars 2025

Nga Kosova Live

Sot, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, gjatë kontrollit të gjësendeve të sjella nga një vizitor familjar për një të dënuar në këtë qendër, stafi ka hasur në një sasi të dyshuar të lëndës narkotike.

Pas një kontrolli të hollësishëm, substanca e cila është tentuar të futej në mënyrë të kamufluar brenda rrobave, është zbuluar në një xhaketë.

Menjëherë pas zbulimit, është njoftuar Policia e Kosovës dhe janë ndërmarrë hapat e nevojshëm për hetimin e rastit.

Shpërndaje në

U Kopjua