Përveç se i bashkon i njejti profesion, këngëtaret e njohura shqiptare me nam botëror, Era Istrefi dhe Ava Max duket se gëzojnë raporte të mira shoqërore.
Disa poza tërheqëse që artistja Istrefi i publikoi në Instagram, ia tërhoqën vëmendjen e Ava Max, e cila i shkroi një koment të bukur. “E mrekullueshme”, shkroi ajo. Ndërsa, Era ia ktheu, “Ti je”
Pas këtyre komenteve reaguan fansat, të cilët kërkuan nga dyshja një bashkëpunim. Se a do tua plotësojnë këtë dëshirë fansave në të ardhmen, mbetet të shihet.