Live

Faqja zyrtare e Bremen për Rashicën: Më i miri i Bundesligas

15:39 / 27 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Milot Rashica ka vazhduar me paraqitjet spektakolare edhe në Bundesliga.


Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, nuk po ndalet së shënuari në kampionatin gjerman.

Rashica gjeti golin edhe në ndeshjen e luajtur sot, kundër Bayer Leverkusen, në udhëtimin ku Bremen luajti 2:2.

Pas ndeshjes, faqja zyrtare e Werder Bremen në ‘Twitter’ ka bërë një postim për Milotin.

“Më i miri i Bundesligas” thuhet për Milot Rashican, si mbishkrim i disa statistikave të lojtarit.


Shpërndaje në

U Kopjua