Live

Faruk Statovci deklarohet pas përplasjes që pati me Abedin Zekën, tregon se çka ndodhi pas emisionit

11:18 / 26 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Moslicencimi i FFK-së ishte tema e emisionit “Kampionët” në Kanal 10, që solli shumë diskutime në studio.

Debati eskaloi mes dyshes Faruk Statovci dhe Abedin Zeka.

Të njëjtit u raportua se u konfrontuan pas kamerave. Por, një gjë të tillë e ka mohuar z. Statovci.

“Betohem se s’ka pas bash sen, përveç fjalëve. Ai më ka fyer me fjalë të rënda pas emisionit. Por unë nuk kam reaguar se jam i vetëdijshëm” – tha Statovci për Insajderin.

Derisa, Statovci refuzoi të komentonte raportin me Abedin Zekën.

Ai tha se kjo çështje nuk ia vlen të diskutohet.

“Është çështje e imja. Nuk ia vlen as me diskutu, as me u marrë” – tha ai.

Kërcënimet në studio

Dy panelistët vazhdimisht kishin kundërshtime të mëdha mes tyre. Ishte zotëri Zeka ai që e kërcënoi Statovcin.

“Pas emisionit të tregoj kush është më i forti”- tha Zeka, duke i drejtuar moderatorit se pse thërret këso njerëz në debat.

Pas kërcënimit Statovci i tha se: “Le të kryhet kur dush emisioni, veç atij nalt i tutna, Zotit”.

Çfarë shkroi moderatori i emisionit?

Për eskalimin e debatit reagoi edhe moderatori i emisionit “Kampionët”, Lorik Gashi.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Gashi shkroi se debati i tensionuar ka vazhduar edhe pas përfundimit të emisionit.

Sipas tij, të ftuarit e tjerë dhe stafi kanë ndërhyrë për të evituar atë që s’duhet të ndodhte mes zotërinjve Zeka dhe Statovci.

“Në emisionin e fundit për këtë vit kemi diskutuar për (mos) licencimin e FFK-së, por debati i tensionuar, fatkeqësisht ka vazhduar edhe pas përfundimit të emisionit. Megjithatë, të ftuarit e tjerë dhe stafi kanë ndërhyrë për të evituar atë që s’duhet të ndodhte mes zotërinjve Zeka dhe Statovci. Më vjen keq për atë që ka ndodhur dhe shpresoj ta vazhdojmë debatin për të gjitha temat e sportit në vitin tjetër” – shkroi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

  • Albin Kurti - LVV (49%, 188 Vota)
  • Bedri Hamza - PDK (34%, 131 Vota)
  • Lumir Abdixhiku - LDK (11%, 44 Vota)
  • Ramush Haradinaj - AAK (6%, 23 Vota)

Gjithsej Votues: 386

Loading ... Loading ...