Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, me deputetët e vet, është larguar tashmë nga Kuvendi i Kosovës, teksa pauza e dytë akoma po vazhdon.
Pas tij, është parë të largohet edhe Nenad Rashiqi, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshe, në votimin e raportit të komisionit për verifikimin e mandateve, Nisma e Limajt ishte në një linjë me Lëvizjen Vetëvendosjen, pasi ka votuar pro raportit.