Live

Federer eleminohet befasishëm nga numri 70 në botë

14:10 / 16 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Roger Federer është mposhtur në turneun Atp në Cincinnati. Zvicerani është eleminuar në 1/8 e finales nga rusi Andrey Rublev. 21 vjecari kundërshtar i Federerit ka mundur zviceranin me rezultatin 6-3, 6-4 në një ndeshje që zgjati pak më shumë se një orë.

Sfida në fakt u bë menjëherë e vështirë për Federer, që humbi shërbimin e parë, duke shkuar në disavantazh 2-0, e rikuperoi me disi në topat e kundërshtarit, por humbi përsëri me shërbimin e tij dhe në atë pikë rusi Rublev nuk lejoi më surpriza dhe e mbylli në 6-3. Në setin e dytë zhvillimi ndodhi pikërisht në fund, me rusin që shfrytëzoi topin e vetëm break duke shkuar në 4-3 e më pas duke e fituar setin 6-4.

Ky ishte turneu i parë për Federer pas zhgënjimit në Wimbledon ku u mposht nga Djokovic në finale.

Shpërndaje në

U Kopjua