Chelsea është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Joao Felixin nga Atlético Madrid në huazim deri në qershor.
Kështu ka bërë të ditur gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili ka thënë se marrëveshja është në fazën përfundimtare, teksa nuk është duke u diskutuar për ndonjë klauzolë të mundshme.
Shifra do të jetë më shumë se 10 milionë euro me pagë të mbuluar dhe taksa.
Bisedimet u përshpejtuan pas lëndimeve dhe humbjes së fundit të Chelseat ndaj Manchester Cityt.