Live

Ferdinand: Hazard, iu bashkua Realit në kohën e gabuar

14:01 / 19 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand ka thënë se sulmuesi Eden Hazard, i është bashkuar Realit në kohën e gabuar.

Hazard u transferua këtë verë për 100 milionë euro nga Chelsea.

Belgu dje luajti për herë të parë në formacionin e parë, mirëpo humbën nga PSG (3-0).

Ferdinand beson që Hazard duhet të luajë shumë më mirë nëse dëshiron të jetë lojtari i ndeshjes.

“Kur i bashkohesh Realit, duhet të fitosh të drejtën për t’u bërë lojtari që i pasohet çdo top. Besoj që është bashkuar në kohën e gabuar. Te Chelsea ishte një ndër pesë lojtarët më të mirë në botë, por duke e parë në këtë ndeshje nuk mendoj se është i njëjti. Te Chelsea ishte lojtari kryesor, të cilit ia pasonin topin secili lojtar. Këtë gjë nuk do ta këtë të Reali, derisa ta fitojë”, deklaroi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua