Live

Ferizaj: Fshati Tërrn bëhet me shkollë të re

11:43 / 24 Prill 2025

Nga Kosova Live

Në fshatin Tërrn të Ferizajt, ndërtimi i shkollës së re ka marrë formë dhe po shkon drejt përfundimit.

Objekti, i cili është destinuar për institucion arsimor, pritet të jetë gati së shpejti për të pritur nxënësit e këtij fshati, njofton Klankosova.tv.

Përveç Tërrnes shkolla e re do të shërbejë edhe për disa fshatra përreth, duke bashkuar në një vend nxënësit që aktualisht ndjekin mësimin në kushte më të vështira.

Shpërndaje në

U Kopjua