Live

Ferizaj – Malisheva, formacionet zyrtare

14:47 / 16 Prill 2025

Nga Kosova Live

Ferizaj është nikoqir i Malishevës në kuadër të xhiros së 29-të të Superligës.

Të dyja skuadrat, janë në kërkim të pikëve të plota.

Me fitoren eventuale, vendasit, synojnë të jenë më të qetë dhe mysafirët që kërkojnë të shtojnë diferencën me skuadrat tjera.

Në tre sfidat e para të këtyre dy skuadrave këtë edicion dy prej tyre janë mbyllur baras 1:1, derisa një fitore i ka takuar Malishevës.

Trajneri Arsim Abazi, ka vendosur t’i besoj treshes së sulmit Kurtaj, Sadriu e Abdul, ndërkaq Bekim Isufi do të luaj me tre sulmuesit Hazrollaj, Bunjaku e Xhylani.

Kjo ndeshje nis nga ora 15:00 dhe transmetohet  në Sport 2 nën komentim të Naim Selmanit.

Formacionet zyrtare:

Ferizaj: Jovanovski, Gligorov, Lamçe, Topallaj, Avdulli, Shabani, Ramusa, Nafiu, Kurtaj, Ed.Sadriu, Abdul.

Malisheva: Avdyli, Pira, Kryeziu, Prekazi, Veliu, Ferati, Limaj, Vitija, Hazrollaj, Bunjaku, Xhylani.

Shpërndaje në

U Kopjua