Live

Feronikeli pësoi në Bratislavë, shpreson për fitore në Prishtinë

08:52 / 25 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Kampioni i Kosovës, Feronikeli, ka pësuar humbje në Bratislavë nga ekipi sllovak Slovan Bratislava, me rezultat 2:1. “Nikli” në duel me skuadrën sllovake, ka bërë paraqitje mjaft të mirë, edhe pse nikoqirët ishin ekip dominues, megjithatë, ky rezultat mund të përmbyset në sfidën e kthimit që luhet pas një javë në “Fadil Vokrri”.

Slovan Bratislava e nisi mirë këtë sfidë, dhe pas nëntë minuta përmes Nono, zhbllokuan lojën, i cili shënoi nga goditja e dënimit, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Pjesa e dytë solli lojë më të mirë, edhe pse skuadra sllovake kishte iniciative në terren, duke shënuar edhe golin e dytë më anë te Sporar (61’), i cili shënoi nga një penallti diskutabile.

Edhe pas avantazhit prej 2-0, kampionët e Kosovës nuk u ndalën, dhe në minutën e 67-të gjetën rrugën e golit përmes Mendurim Hotit.

Deri në fund të ndeshjes, të dy skuadrat provuan që sërish ta çojnë topin në portë, megjithatë, kjo sfidë u mbyll me fitoren e Slovan Bratislava, me rezultat 2-1, rezultat ky që mund të përmbyset në ndeshjen e kthimit në Prishtinë.

Shpërndaje në

U Kopjua