Live

Feronikelit i shuhet ëndrra evropiane

10:18 / 31 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Skuadra nga Drenasi “Feronikeli” të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” ka pësuar humbje nga kampioni i Sllovakisë “Slovan Bratislava”, me rezultat 0:2, në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë të kualifikimeve për Europa League. Kësisoj, sllovakët kanë kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 4:1, pasi ndeshja e parë në Bratislavë kishte përfunduar 2:1 në dobi të tyre.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 19-të, me golin e shënuar nga Vernon De Marco. Ndërkaq, rezultatin përfundimtar e vendosi David Holman, në minutën e 54-t. Për dallim nga ndeshja e zhvilluar në Bratislavë ku tifozët sllovakë shpalosën slogane dhe bënë thirre urrejtëse dhe proserbe, këtu gjithçka kaloi në frymën sportive.

Shpërndaje në

U Kopjua