Dejan Vukiçeviç është emëruar në postin e trajnerit të Ferronikelit. Malazezi ka qenë ish futbollist i Patizanit të Beogradid. E pikërisht kjo po u pengon tifozëve drenicak.
Menjëherë pas publikimit të lajmit në rrjetin social facebook, tifozët vërshuan postimin me komente, duke shprehur pakënaqësinë për emërimin e malazezit në postin e trajnerit.
Pas fshirjes së postimit të parë në postimin e dytë klubi i Ferronikelit u përkujdes ta theksonte se trajneri i ri është nga Podgorica.
Trajneri i ri debuton në ndeshjen me Milanin më 10 gusht, në “Fadil Vokrri”.