Live

FFK mban të premten manifestimin “Laureatët e vitit 2019”

15:10 / 18 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

PRISHTINË | 18 DHJ 2019 |  Nga KosovaLive

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) do ta mbajë manifestimin e saj të përvitshëm “Laureatët 2019” këtë të premte (më 20 dhjetor) në hotel “Emerald” në orën 17:00.

Edhe sivjet në këtë gala mbrëmje tradicionale do të jenë të ftuar mysafirë të shumtë, kurse si zakonisht do të përmblidhen të arriturat e vitit si dhe do të bëhet përzgjedhja e më të mirëve.

Komisioni i caktuar nga KE i FFK-së tashmë i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë manifestim, i cili do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Të rikujtojmë se vitin e kaluar epiteti i futbollistit më të mirë të vitit i takoi Arbër Zenelit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...