Live

FIFA konfirmon Kosovën në vazon e katërt

21:19 / 28 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Pas publikimit të listës së përditësuar të enjten gjatë ditës, FIFA ka konfirmuar edhe përfaqësueset nëpër vazo, para shortit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 në futboll.

Shorti i kualifikimeve evropiane për Botërorin 2026 do të jetë më 13 dhjetor në Zurich të Zvicrës, nga ora 12:00.

Kosova, ashtu siç pritej, është konfirmuar në vazon e katërt, dhe në grup pritet t’i ketë tri përfaqësuese më të forta.

Në vazon e parë janë tetë përfaqësueset çerekfinaliste të Ligës së Kombeve, Kroacia, Danimarka, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Portugalia, dhe katër përfaqësueset e tjera më të ranguara në UEFA, Anglia, Belgjika, Zvicra dhe Austria.

“Dardanët” të enjten pas publikimit të listës së re, renditen në vendin e 99-të.
Kualifikimet për Botërorin që pas dy vjetësh organizohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA, do të nisin në mars të vitit të ardhshëm.

Por, Kosova fillimisht në muajin mars do të luajë në plejofin për inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve ndaj Islandës.

Vazo 1: Franca, Spanja, Portugalia, Italia, Anglia, Zvicra, Kroacia, Holanda, Danimarka, Gjermania, Belgjika, Austria

Vazo 2: Ukraina, Suedia, Turqia, Uellsi, Hungaria, Serbia, Polonia, Rumania, Greqia, Sllovakia, Çekia, Norvegjia

Vazo 3: Skocia, Sllovenia, Republika e Irlandës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Izraeli

Vazo 4: Bullgaria, Luksemburgu, Bjellorusia, Kosova, Armenia, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia, Lituania

Vazo 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtajni, San Marino

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...