Live

FIFA me dedikim special për Ronaldon

16:19 / 11 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Portugalia u eliminua nga Kupa e Botës, ndërsa Cristiano Ronaldo u largua nga fusha me lot në sy.

Ronaldo tashmë është 37 vjeç, pranda është vështirë të besohet se do të jetë në gjendje të fitojë ndonjëherë Kupën e Botës, trofeun më të rëndësishëm në futboll.

Ylli portugez hyri si zëvendësues kundër Marokut (në minutën e 51-të) kur Portugalia ishte disavantazh (0:1, me këtë rezultat edhe përfundoi ndeshja) por nuk ishte në gjendje të parandalonte eliminimin.

Pas vërshëllimës së fundit, Ronaldo doli me shpejtësi nga fusha dhe nisi të qante rrugës për në zhveshtore.

CR7, i cili mori pjesë në Kupën e tij të pestë Botërore, luajti ndeshjen e tij të 196-të ndërkombëtare, një rekord që ai tani e ndan me Bader Al-Mutawa të Egjiptit.

FIFA ndau një video në Twitter duke nderuar CR7 dhe duke theksuar disa nga momentet e tij më të mira në Kupën e Botës.

“Një mit. Një legjendë. Një makinë. Faleminderit, Cristiano”, ka shkruar FIFA në faqen zyrtare.

Shpërndaje në

U Kopjua