Live

​FIFA nis procedurë disiplinore ndaj Argjentinës dhe Holandës

11:24 / 11 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

FIFA ka hapur procedurat disiplinore kundër Argjentinës dhe Holandës pas çerekfinales së Kupës së Botës 2022.

Kampet e të dyja palëve u përleshën gjatë një përballjeje të ashpër, ku holandezët arritën të riktheheshin nga 2-0 për të barazuar 2-2 përpara se Argjentina të fitonte me penallti.

Gjyqtari spanjoll Antonio Mateu Lahoz dha 18 kartonë të verdhë, një rekord ky i Kupës së Botës, transmeton KosovaPress.

Mbrojtësi i djathtë holandez Denzel Dumfries u përjashtua me karton të kuq pasi mori dy kartona.

FIFA thotë se komiteti i saj disiplinor kishte hapur procedurat kundër Argjentinës për shkak të shkeljeve të mundshme të nenit 12 (sjellje e keqe e lojtarëve dhe zyrtarëve) dhe 16 (rendi dhe siguria në ndeshje)”.

Për më tepër, komiteti disiplinor i FIFA-s ka hapur procedime kundër Federatës Hollandeze të Futbollit për shkak të shkeljeve të mundshme të nenit 12 të kodit disiplinor të FIFA-s në lidhje me të njëjtën ndeshje.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...