Live

FIFA nuk e lejon Zelenskyn që të jep mesazh në finalen e Kupës së Botës

19:55 / 16 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

FIFA nuk i ka dhënë leje presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyt, që të japë një mesazh në finalen e Kupës së Botës, e cila zhvillohet të dielën, në mes Argjentinës dhe Francës.

Zelensky dëshironte të ndante një mesazh për paqen botërore, përmes lidhjes video me tifozët brenda stadiumit Lusail.

Presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit, Gianni Infantino, tha se fusha nuk duhet të jetë kurrë një vend për protesta.

Qasja u kundërshtua nga qeveria ukrainase, me një burim që tha: “Ne mendonim se FIFA dëshironte të përdorte platformën e saj për të mirën më të madhe”.

Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, Zelensky është paraqitur në disa ngjarje të mëdha botërore, duke bërë thirrje për mbështetje të Ukrainës dhe dënim për Rusinë.

Shpërndaje në

U Kopjua