Live

FIFA pritet të sjellë një tjetër ndryshim në futboll, prek direkt lojtarët

12:48 / 14 Mars 2023

Nga Kosova Live

Një erë revolucioni po fryn nëpër futbollin botëror! Sipas informacioneve të gazetës franceze “L’Équipe”, Këshilli i FIFA-s, i mbledhur në seancën e kësaj të marte në Ruandë, do të vendosë në tryezë për diskutim temën e ndjeshme të kalendarëve të ndeshjeve.

Një pritjet e kahershme nga ana e lojtarëve që ankohen gjithnjë e më shumë për ritmin e lartë me shumëfishimin e ndeshjeve ndërmjet kompeticioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe rreziqet për shëndetin e tyre fizik, përcjellë Kosovalive.net.

Të martën duhet të shpallet krijimi i një grupi pune për të menduar për zgjidhje. Prandaj, objektivi do të ishte mbrojtja e shëndetit të lojtarëve duke reduktuar angazhimet e tyre.

Një nga masat e para mund të jetë futja e një periudhe pushimi vjetor. Ky grup pune, i përbërë nga përfaqësues të palëve përkatëse të interesuara, duke përfshirë FIFPRO, sindikata e lojtarëve profesionistë, si dhe ekspertë teknikë dhe mjekësorë, mund të vendosë kështu një minimum prej 72 orësh pushimi ndërmjet dy ndeshjeve dhe një ditë pushim të detyrueshëm çdo javë. Një hap përpara për lojtarët që ankohen për numrin e madh të ndeshjeve.

Vendimet do të zbatohen nga Federatat në mbarë botën. Sipas burimeve të gazetës franceze, nisma mori mbështetje nga të gjitha konfederatat gjatë procesit të konsultimit.

Shpërndaje në

U Kopjua