Live

Fillojnë punimet për sallën multifunksionale të sportit në Prizren (VIDEO)

14:39 / 21 Prill 2025

Nga Kosova Live

Në Prizren po vazhdojnë punimet për ndërtimin e sallës multifunksionale të sportit, e cila pritet të jetë ndër objektet më moderne sportive në vend.

Salla po merr pamjen e një kompleksi të plotë dhe të përshtatshëm për zhvillimin e disa sporteve, duke përmbushur standardet evropiane në infrastrukturë dhe funksionalitet, njofton Klankosova.tv.

Në këtë objekt pritet të zhvillojnë aktivitetet e tyre sportistët e hendbollit, volejbollit dhe gjimnastikës. Po ashtu, janë të parashikuara hapësira të veçanta edhe për sportin e mundjes dhe disiplina të tjera, raporton gazetari korrespondent Nuhi Salihu, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.

Ndiqni detajet, në videon vijuese:

Shpërndaje në

U Kopjua