Live

Filozofi Latifi: Rexhep Mitrovica e propozoi për kryeministër Ismail Qemalin

22:46 / 26 Nëntor 2022

Nga admin

Profesori i filozofisë dhe analisit politik, Blerim Latifi përmes një postimi në Facebook, përmes një fotografie ka postuar aktet solemne të shpalljes së pavarësisë së një kombi, të cilët gjithmonë bartin një ngarkesë të madhe simbolike.

Ai ndër të tjera ka shkruar se delegatët e Kuvendit të Vlorës në nëntor të vitit 1912 e kishin parasysh këtë dimension, të cilët kishin hartuar njëprocedurë.

Latifi ka treguar se deklaratën e Pavarësisë e kishte shkruar Luigj Gurakuqi, kryeministër ishte Ismail Qemajli me propozimin e kandidaturës që e kishte bërë kosovari Rexhep Mitrovica.

Ky është postimi i tij i plotë:

Aktet solemne të shpalljes së pavarësisë së një kombi gjithmonë bartin një ngarkesë të madhe simbolike.

Delegatët e Kuvendit të Vlorës të nëntorit 1912, e kishin parasysh këtë dimension, prandaj edhe e kishin hartuar një procedurë, e cila duhej të reflektonte gjithë hartën etnike shqiptare, për të cilën do të shpallej Pavarësia e Shqipërisë.

Deklaratën e Pavarësisë e kishte shkruar një shkodran: Luigj Gurakuqi.

Kandidati i propozuar për kryeministër të qeverisë së parë të shtetit shqiptar, ishte një vlonjat: Ismail Qemali.

Propozimin e kandidaturës e kishte bërë një kosovar: Rexhep Mitrovica./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua