Besa Famgas nuk ka pasur telashe për ta fituar ndeshjen me Prishtinën. Të shtunën mbrëma në “Karagaçi”, kampionia në fuqi, Besa, e mposhti Prishtinën me rezultat 45:24. Ndeshja i ka takuar javës së 20-të të Superligës A.
Ende pa u luajtur minuta e dhjetë, Besa Famgas nisi shkëputjen në rezultat. Në minutën e 22-të epërsia e pejanëve u rrit në dhjetë gola dhe më nuk kishte rivalitet.
Denis Shabanoviq shënoi 10 gola për Besën, ndërsa tetë i kishte Arbios Mushkolaj. Me shumë pritje u dallua portieri Mursel Mehmeti.
Albi Gjuka e Sergio Barreto shënuan nga pesë gola për Prishtinën.
Besa Famgas udhëheq në tabelë me 35 pikë. Prishtina mbetet e treta me 21 pikë. Trepça është e dyta me 24 pikë.