Live

Fitore shumë e vlefshme për Ponte Prizrenin

19:29 / 18 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ponte Prizreni ka shënuar fitore shumë të vlefshme në garën për “Play-off”. Prizrenasit kanë mundur Rahovecin me rezultat 94:86 (23:27, 23:25, 23:18, 25:16) në javën e 26-të të Prince Caffe Superligës.

Më të mirët e prizrenasve ishin Urim Zenelaj me 20 pikë e 12 kërcime dhe Meriton Ismaili me 20, kurse te rahovecasit u dalluan Gary Blackstone me 16 pikë, 10 kërcime e shtatë asistime dhe Edmond Kryeziu me 21 pikë e katër kërcime.

Ponte Prizreni ka tetë fitore e 18 humbje, ndërsa Rahoveci katër fitore e 24 humbje.

Shpërndaje në

U Kopjua