Live

Fjalët e trajnerit Mulaomeroviq, pas humbjes nga Britania e Madhe

12:35 / 08 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Kosova mbrëmë pësoi humbje 63:71 nga Britania e Madhe, në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese për EuroBasket 2021.

Trajneri Damir Mulaomeroviq u ka lënë fajin gabimeve që sipas tij kanë ndëshkuar skuadrën.

“Ne kishim shanse për të fituar këtë lojë. Djemtë po luanin mirë, por mungesa e lojtarit kryesor të qendrës, Lis Shoshi pati shumë ndikim. Lojtarët kanë luajtur mirë në mbrojtje, por jemi ndëshkuar nga Britania e Madhe, në gabimet që kemi bërë”, nënvizoi Mulaomeroviq pas ndeshjes.

Për ndeshjen foli edhe basketbollisti Drilon Hajrizi:

“Loja ka qenë shumë i mirë, por ata kanë pasur përparësi në lojtarë më të gjatë dhe më me përvojë. Kemi edhe dy ndeshje dhe akoma besojmë në kualifikim”, deklaroi Hajrizi.

Kujtojmë që kjo është humbja e dytë e Kosovës, pasi dardanët janë mposhtur edhe nga Lituania, me të cilën do luajnë prapë me 14 gusht në Prishtinë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...