Edhe Fjolla Morina ka kryer obligimin e saj si qytetare e Kosovës dhe ka vendosur votën e saj.
Këngëtarja Fjolla Morina është shfaqur shumë elegante në një veshje me pantallona dhe sako të zezë, për të shkuar në një nga qendrat e votimit për të dhënë votën e saj.
Fjolla duket e se ka votuar në një nga vendvotimet në Prishtinë.
Ajo ka shkruar se ajo ka dhënë votën e saj ndërsa ka inkurajuar edhe ndjekësit e saj të dalin edhe ata.
Në fund Fjolla ka uruar që ‘të na prijë e mbara’ pas këtyre zgjedhjeve.
Fjolla nuk e ka fshehur përkrahjen e saj për liderin e Vetëvendosjes dhe kandidatin për kryeministër, Albin Kurti.
Këngëtarja madje ka postuar një fotografi të tij, duke shkruar se ‘ndryshimi po vjen’ që është edhe motoja e LVV në këto zgjedhje.