Live

Flet Lampard pas humbjes nga Manchesteri

13:49 / 12 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Chelsea humbi në ndeshjen e parë në Premier Ligë nga Manchester United me rezultat 4-0.

Kjo njëherit ishte edhe ndeshja debutuese për Lampard si trajner i Chelseat.
Por, Lampard thotë se rezultati nuk e tregon atë që ndodhi vërtetë në fushë.

“Rezultati nuk reflekton ndeshjen. Bëmë katër gabime dhe pësuam katër gola. Gjithsesi, ishim ne që kontrolluam më shumë topin gjatë pjesës së parë. Kemi goditur dy herë shtyllën, dhe morëm vendime të gabuara në momentin e fundit”, deklaroi Lampard.

“Mungojnë ende shumë futbollistë të rëndësishëm, por nuk dua të jap justifikime. Loja e skuadrës time ishte padyshim konkurruese për pjesën tjetër të sezonit”.

Ndeshjen e radhës Chelsea e zhvillon të mërkurën kundër Liverpoolit, në finalen e Superkupës së Evropës.

Shpërndaje në

U Kopjua