Ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari, ka folur për media pas incidentit të sotëm të shpërthimit të veturës së tij private, duke theksuar se nuk ka asnjë problem në jetën e tij private dhe se e sheh këtë akt të lidhur me punën e tij zyrtare.
“Meqenëse në jetën time private nuk kam pasur asnjë problem, as në të kaluarën e as tani, e konsideroj këtë akt si të lidhur me detyrën time zyrtare, me opinionet e mia dhe vendosmërinë për të vendosur rregull dhe rend në QKUK.
Ndoshta kjo punë po i pengon grupe të ndryshme interesi, qofshin ato financiare apo të lidhura me ndonjë zyrtar brenda QKUK-së”, deklaroi Hajdari.