Live

Formacionet startuese të ndeshjes Portugali-Gana, Ronaldo nga minuta e parë

16:16 / 24 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Sot me fillim nga ora 17:00 do të fillojë ndeshja tejet interesante mes Kombëtares së Portugalisë dhe asaj të Ganës, e vlefshme kjo për xhiron e parë të Grupit H të kualifikimeve drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Portugalia në krye me superyllin, Cristiano Ronaldo do ta kërkojë sot me çdo kusht fitoren, që ta nisë në mënyrën më të mirë aventurën në këtë Botëror.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Portugalia e mposhti 4:0 Nigerinë, kurse Gana shënoi fitore solide me rezultat 2:0 kundër Zvicrës.

Portugalia dhe Gana janë përballur vetëm një herë mes vete në qershor të vitit 2014, ku asokohe Portugalia e mposhti 2:1 Ganën.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët kanë vendosur se cilët lojtarë do të jenë titullarë, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

This image has an empty alt attribute; its file name is Formacionet.png

Shpërndaje në

U Kopjua