Brentford dhe Liverpool do të zhvillojnë një duel interesant sot në Premier League në kuadër të xhiros së 22-të në Premier League.
“Të Kuqtë” do ta vizitojnë Brentfordin me fillim nga ora 16:00.
Brentford është një nga skuadrat më të mirë në shtëpi këtë sezon, ku ka mbledhur plot 23 pikë – po aq sa Liverpooli – me vetëm Arsenalin që ka fituar më shumë (24).
Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë duel.
Brentford XI: Flekken, Roerslev, Collins, van den Berg, Lewis-Potter, Nørgaard, Janelt, Yarmoliuk, Mbeumo, Wissa, Damsgaard.
Liverpool XI: Alisson; TAA, Konate, Van Dijk, Tsimikas; Gravenberch, Mac Allister; Salah, Szoboszlai, Gakpo; Diaz.