Live

Formacionet zyrtare të Italisë dhe Anglisë

20:27 / 23 Mars 2023

Nga Kosova Live

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet derbi mes Italisë dhe Kombëtares së Anglisë.

Të dyja kombëtaret takohen në stadiumin “Diego Armando Maradona” të Napolit, ku kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e parë të ciklit kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.

“Azzurët” dhe “Tre Luanët” gjenden në Grupin C të këtyre kualifikimeve, së bashku me Maqedoninë e Veriut, Ukrainën dhe Maltën.

Takimi i fundit mes Italisë dhe Anglisë daton më 23 shtator të vitit të kaluar, ku asokohe italianët shënuan fitore minimale 1:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët kanë vendosur se cilët lojtarë do të startojnë, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Italia (4-3-3): Donnarumma; Spinazzola, Acerbi, Toloi, Di Lorenzo; Verratti, Jorginho, Barella; Pellegrini, Retegui, Berardi

Anglia (4-3-3): Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Phillips, Rice, Bellingham; Saka, Kane, Grealish.

Shpërndaje në

U Kopjua