Pas tri vitesh nga rasti tronditës kur një foshnje ishte futur në një lavatriçe në Spitalin e Pejës, sot do të mbahet seanca e parë gjyqësore lidhur me këtë ngjarje.
Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2022, kur foshnja ishte futur bashkë me çarçafë në një lavatriçe industriale brenda ambienteve të spitalit.
Kjo u bë e ditur nga avokatja e foshnjës, Saranda Sadiku, njofton Klankosova.tv.